Luftime në rrugë dhe në distance të afërta janë regjistruar në qytetin Moszczun afër Kievit, ndërmjet forcave të ushtrisë ukrainase dhe atyre ruse, shkruan Gazeta Metro.
Në video shihet se si disa ushtarë ukrainas qëllojnë me armë automatike në distancë mjaftë të shkurtë, në njërën nga rrugët e këtij qyteti.
Deri më tani Kievi edhe pse i bombarduar në masë të madhe nga artileria ushtarake ruse, po vazhdon të rezistojë, madje forcat ukrainase janë angazhuar edhe në kundërsulme në pikat komanduese se ku janë të pozicionuara edhe trupat ruse, një e tillë shihët në periferi të kryeqytetit.
Kurse në një postim në rrjetin social Facebook, Shtabi i Përgjithshëm i Ukrainës ka publikuar humbjet e personelit dhe të artilerisë ruse, ku ndër të tjera figurojnë mbi 14 mijë ushtarë rus të vrarë dhe rreth 450 tanke dhe mijëra pajisje tjera të blinduara ushtarake, duke përfshirë edhe mjete të aviacionit, aeroplanë dhe helikopterë./gazetametro.net