Zëvendësministri i Transportit dhe Lidhje sot mori pjesë në hapjen e biznes forumit në mes Republikës së Çekisë dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Në fjalën e tij, zëvendësministri Rexhepi theksoi se nevojitet intenzifikimi i baskëpunimit në mes kompanive vendase dhe atyre nga Republika e Çekisë me qëllim të rritjesë së këmbit tregtarë në mes dy vendeve.
“Këto partneritete mund të tërheqin investime që të zhbllokojnë potencialin e vendit tonë nëper fusha të ndryshme.Ministria e Transportit dhe Lidhjeve është motori i ekonomisë vendore ku vetëm në këtë moment investojmë diku mbi 1 miliard euro në infrastrukturën rrugore, hekurudhore dhe gazifikimin.
Këtë e shoh si mundësi për bashkëpunim të mëtutjeshëm midis kompanive maqedonase dhe çeke, ku është edhe qëllimi i këtij forumi.
Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Ministria e Transportit dhe Lidhjeve janë të përkushtuara fuqishëm për mbështetjen e vazhdueshme të të gjithë investitorëve të huaja në vendin tonë”, tha në fjalën e tij zëvendësministri Rexhepi.
Data 04.06.2025
Aktuale
- Punësimet në spitalin e Tetovës, Ministria e Financave ka dhënë përgjigje pozitive
- “Pse babi e la hajnin me ia bo mamit bam?” – avokati i familjes Ademaj tregon pyetjen që bënë fëmijët e Liridonës
- Kush fshihet pas vrasjes së Liridona Ademajt? Zbulimi i tronditës së prokurorisë
- SPAK përfundon hetimet për dosjen e ARRSH-së, dërgon për gjykim Evis Berberin dhe 21 persona të tjerë
- Revolucioni i ri në Kinë: Bankomatët që transformojnë bizhuteritë e arit në para të gatshme
- Kthehet kaosi me transportin publik në Shkup, autobusët privatë s’janë në qarkullim
- “Nëse vërtetohet akuza, do kërkoj burgim të përjetshëm për veten”- Porositi vrasjen e bashkëshortes, Naim Murseli del para gjykatës! Ja çfarë deklaroi ai
- (VIDEO) Të rinjtë “e Taravarit”: Punësohen 205 madedonas dhe 2 shqiptarë