Një korrespondent 51-vjeçar amerikan, Brent Renaud, është qëlluar për vdekje në Irpen sot.
Ndërkohë një tjetër gazetar ka mbetur i plagosur.
Kështu raporton mediumi ukrainas KyivPost, përcjell Telegrafi.
Siç shkruan tutje mediumi në fjalë, tani ata po përpiqen ta nxjerrin viktimën nga zona e luftimit.
Ndërkohë raportohet se i plagosuri është duke u trajtuar në spitalin kryesor në Kiev.
Lajmi është konfirmuar edhe nga mediumi britanik The Guardian, sipas të cilit “dy gazetarë u sulmuan pranë Irpin kur forcat ruse hapën zjarr”.
Gjithashtu, një lajm i tillë është konfirmuar edhe nga Shefi i policisë së rajonit Kyiv, Andrey Nebitov.
Sipas tij, forcat ruse vranë gazetarin amerikan të New York Times, Brent Renaud, në Irpin.
Sidoqoftë, zëvendës-kryeredaktori i The New York Times tha në një postim në Twitter se Renaud nuk ishte në detyrë për gazetën ndërsa ishte në Ukrainë.
“The Times ‘është thellësisht e pikëlluar kur mësoi për vdekjen e një gazetari amerikan në Ukrainë, Brent Renaud’”, tha Cliff Levy. “Brent ishte një fotograf dhe regjisor i talentuar, por ai nuk ishte në detyrë për NYTimes në Ukrainë”.