Shkup / Tiranë
Është organizuar ceremonia e ndarjes së certifikatave për “programin e trajnimit të nivelit bazë të gazetarisë së mediave të reja” që u organizua në Maqedoninë e Veriut dhe Shqipëri, në bashkëpunim të Agjencisë Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA) dhe Radio Televizionin e Turqisë (TRT), raporton Anadolu Agency (AA).
Koordinatori i TIKA-s në Shkup, Halim Ömer Söğüt, në fjalimin e tij tha se i kushtojnë rëndësi organizimit të trajnimeve të tilla në vendet tjera të Ballkanit.
“Faza e avancuar e këtij trajnimi të nivelit bazë parashikojmë, planifikojmë ta organizojmë në Turqi në muajt në vijim”, tha ai.
Përfaqësuesi i TRT-së në Shkup, Ömer Rahmi Serim, nga ana e tij tha se “Do të zhdukeni nëse nuk mbani ritmin e botës që ndryshon dhe transformohet”.
“TRT-ja është një shkollë, e themi këtë me vite”, u shpreh ai duke theksuar se si media duhet të ndjekin të gjitha risitë në këtë botë që po transformohet.
Pjesa e Shqipërisë
Në ceremoninë e organizuar në ambientet e një hoteli në Tiranë ishin të pranishëm ambasadori i Turqisë në Tiranë, Murat Ahmet Yörük, drejtoresha e Përgjithshme e Agjencisë Telegrafike Shqiptare(ATA), Valbona Zhupa, Buşra Bağdat, specialiste nga TIKA, koordinatorja e TIKA-s në Tiranë, Emine Gizem Başkan, drejtori i Institutit “Yunus Emre” në Tiranë, Ömer Osman Demirbaş dhe përfaqësues të shoqatave dhe institucioneve të ndryshme.
Gjatë fjalës së tij, ambasadori Yörük tha se beson që trajnimi do të jetë i vlefshëm edhe në jetën profesionale të gazetarëve.
“Do të isha mjaft i kënaqur nëse dikush vullnetarisht nga pjesëmarrësit në trajnim, nga gazetarët e rinj, pa bisedës time vjen e tregon për kontributin që ka patur trajnimi në këto ditë”, tha ambasadori turk.
Duke folur për projektet e TIKA-s, ambasadori turk theksoi se “TIKA është një institucion i cili ka shtrirje mjaft të gjerë në botë, nga Azia e Largët deri në Amerikë. Aktivitet e saj janë të bazuara në disa profile, si në infrastrukturë, në shëndetësi dhe të tjera. Numri i projekteve që ajo ka zbatuar deri më sot në Shqipëri është rreth 600. Projekti i fundit që TIKA ka realizuar është restaurimi i Xhamisë Et‘hem Beu, në inaugurimin e të cilës mori pjesë edhe presidenti Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan”.
Büşra Bağdat nga TIKA theksoi se në këtë trajnim kanë qenë bashkë me gazetarë nga Shqipëria dhe Kosova. “Kemi patur një trajnim mjaft intensiv në lidhje me mediat, mediat dixhitale. Në të njëjtën kohë, i njëjti trajnim është organizuar edhe në Shkup. Dua të falënderoj pa fund pjesëmarrësit në këtë trajnim që na dëgjuar me shumë durim”, tha Bağdat.
Pjesë e trajnimit rreth një javor në Tiranë ishin 22 gazetarë nga Shqipëria dhe Kosova, të cilët punojnë në media të ndryshme publike dhe private. Trajnimi është i ndarë në dy faza, ku pas Shqipërisë, pjesa tjetër do të organizohet në Turqi.
Pas fjalimeve gazetarëve pjesëmarrës në trajnim iu ndanë certifikatat.
Pjesë e trajnimit që u zhvillua më 7-11 mars në Maqedoninë e Veriut ishin rreth 30 gazetarë ndërsa në atë të Shqipërisë 22 gazetarë nga Shqipëria dhe Kosova.