Pas Kryeministrisë, protestuesit në Tiranë janë drejtuar drejt Unazës dhe së fundmi kanë bllokuar urën në hyrje të ish-Bllokut.
Ata janë përplasur me policinë, pasi këta të fundit kanë tentuar të çajnë kordonin e krijuar nga qytetarët që ka sjellë një kaos të qarkullimit në kryeqytet.
Qytetarët vazhdojnë të protestojnë prej gati 3 orësh, ndërsa kryeministri Edi Rama përmes një komunikimi live në Facebook tha se brenda 48 orësh do të njoftohet plani i masave të marra nga qeveria.