Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut Dimitar Kovaçevski në intervistën për rrjetin televiziv evropian “Euronjuz” flet për çështje aktuale, për ruajtjen e qëndrueshmërisë ekonomike në vend dhe për avancim dhe për strategjinë e Qeverisë për anëtarësim të plot në BE, duke theksuar energjinë e re në dialogun me Bullgarinë, që do të ndihmojë për tejkalimin e sfidave dhe fillimin e bisedimeve me Bashkimin Evropian
“Lufta kundër krimit dhe korrupsionit ka dhënë rezultate me përmirësimin e pozicionit tonë në raportet e Transparency International, tani jemi bërë një vend me kushte demokratike, ndërsa në të kaluarën ka pasur mangësi në procedurat demokratike të vendit dhe jemi shumë të kënaqur me këtë përmirësim”, tha Kryeministri Kovaçevski për “Euronjuz “.
Ai gjatë intervistës shtoi se ndihma makrofinanciare e Bashkimit Evropian ka ndihmuar shumë, jo vetëm nga pikëpamja e ndihmës së pastër financiare, por edhe nga aspekti i vazhdimit të reformave që kemi filluar në fushën e menaxhimit me financat publike dhe fusha të tjera.
Siç kumtuan nga Sektori qeveritar për Marrëdhënie me Opinionin, ai është edhe në sigurimin e koordinimit të rregullt të me institucionet e BE-së për përforcimin e institucioneve publike me qëllim zbatimin kompetent të reformave të nevojshme.
Kryeministri Kovaçevski përsëriti për “Euronjuz” se Maqedonia e Veriut ka një qëllim të qartë strategjik që të bëhet anëtare e plotë e shoqatave euroatlantike. Ai i theksoi përfitimet e anëtarësimit në NATO si shtet anëtar i 30-të, duke shtuar se dialogu i ri me homologun e tij bullgar Kirill Petkov synon të rivendosë besimin mes dy vendeve për të nxitur aspiratat e vendit për anëtarësim në Bashkimin Evropian.