Zëvendëspresidentja e SHBA-së, Kamala Harris, ka thënë se sistemet raketore amerikane janë vendosur në Poloni, e cila kufizohet me Ukrainën, duke shtuar se ato janë të përgatitura për të mbrojtur “çdo centimetër” të territorit të NATO-s.
Sipas Sky News, përcjell Telegrafi, ajo po fliste në Varshavë pas takimit me presidentin polak Andrzej Duda.
Zonja Harris shtoi se SHBA do të japë 50 milionë dollarë të tjera ndihmë humanitare për Ukrainën.
Raketat Patriot janë raketa tokë-ajër të përdorura nga forcat e armatosura të SHBA-së për të shënjestruar predha armike. /Telegrafi/