Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka postuar një video në rrjetin social “Instagram” nga bombardimet e fundit të rusëve në qytetin e Moriupolit.
“Mariupol. Goditja e drejtpërdrejtë e trupave ruse në maternitetin. Njerëzit, fëmijët janë nën rrënojat. Mizori! Edhe sa kohë do të jetë bota një bashkëpunëtor që injoron terrorin? Mbylle qiellin tani! Ndaloni vrasjet! Ju keni fuqi, por ju duket se po humbni njerëzimin”, shkruan Zelensky, teksa ka postuar edhe një video.
Kujtojmë se ditën e sotme rusë kanë bombarduar një maternitet, ndërsa njerëz dhe fëmijë ndodhen nën rrënoja. Ende nuk është raportuar numri i saktë i të lënduarve.