Qeveria e Maqedonisë së Veriut në seancën e 21-të me radhë të mbajtur sot, në kuadër të pakos lehtësuese anti-Kovid ka sjell vendim që gratë shtatzëna të kthehen në punë.
Me këtë vendim parashihet që më shtatzënat të mos lirohen nga puna për shkak të pandemisë së Kovid-19, transmeton TV21.
Pakoja parasheh të:
shfuqizohet masa për posedim të certifikatave Covid 19 për dalje nga territori i vendit;
shfuqizohet masa e posedimit të certifikatave Covid 19 për hyrje në qendrat tregtare ku është e obligueshme mbajtja e maskave mbrojtëse, ndërsa për hyrje në objektet ku shërbehet ushqim dhe pije në kuadër të tyre vazhdon të vlejë obligimi për posedimin e certifikatave;
vlefshmëria e certifikatave për Covid 19 të tejkaluar nga 45 ditë bëhet 180 ditë, respektivisht 6 muaj përllogaritur nga data e PCR testit pozitiv;
gratë shtatzëna që ishin të liruara nga puna, të kthehen në vendet e punës me rekomandim që të vaksinohen;
të aktivizohen sërish pikat për realizimin e testimit të shpejtë antigjen në Shtëpitë e Shëndetit në vend.