Një 7-vjeçare në Ukrainë u vra nga një bombë ruse. Sipas Dailymail, e mitura u vra në shkollën e saj, rusët e shënjestruan shkollën duke hedhur një bombë për ta shkatëruar. Gjyshi i saj u përpoq ta shpëtonte mbesën e tij, nga ky shpërthim por nuk ia doli dot. Ai po e shoqëronte për në shkollë, sapo dëgjoi zhurmën nga shpërthimi nxitoi ta mbronte, por ajo vdiq në çast, në duart e tij.
Po ashtu, “Zonja e parë” e Ukrainës, Olena Zelensky, gruaja e presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky, dje në një deklarat për shtyp, ka folur për vrasjen e fëmijëvë në Ukrainë, duke iu referuar rastit të vrasjes së 7-vjeçares duke. Olena ka thënë se e mitura ishte një nga gjashtë viktimat që humbën jetën kur shkolla e tyre u godit në qytetin e Oktyrka. Ajo deklaroi se ushtria ruse vret fëmijët e vegjël “me vetëdije dhe në mënyrë cinike”.