Një djalë ka mbërritur i sigurt në Sllovaki pasi udhëtoi rreth 1200 km (750 milje) nga Ukraina lindore me jo më shumë se dy çanta të vogla, një pasaportë dhe numrin e telefonit të të afërmve të tij.
Sipas BBC, përcjell Telegrafi, Hassan, 11 vjeç, la shtëpinë e tij në Zaporizhzhia sepse nëna e tij nuk mund të linte nënën e saj të moshuar.
Ajo e hipi vogëlushin në një tren dhe kur më në fund arriti në kufi, u ndihmua nga doganierët.
Zyrtarët thanë se ai ishte një hero i vërtetë dhe i kishte bërë për vete të gjithë me buzëqeshjen e tij.
Djali mbërriti në kufi me një qese plastike, një çantë shpine të vogël të kuqe dhe pasaportën e tij.