Ambasadori rus në vend Sergei Bazdnikin është thirrur sot në Ministrinë e Jashtme.
Sipas MPJ-së, ambasadorit Bazdnikin i është dhënë notë verbale për shkak se Federata Ruse e ka futur Maqedoninë e Veriut në listën e vendeve armike.
Në Listë janë të përfshirë Australia, Britania e Madhe, vendet anëtare të BE-së, Islanda, Kanada, Lihtenshtajni, Monako, Zelanda e Re, Norvegjia, Koreja e Jugut, San Marino, Andorra, Singapor, SHBA, Tajvani, Ukraina, Maqedonia e Veriut, Shqipëria, Mali i Zi, Zvicra, Japonia dhe Mikronezia.