Edhe sonte një pjesë e madhe e Komunës së Haraçinës vazhdon të mbetet në errësirë. Tashmë disa ditë banorët e kësaj komune po përballet me mungesë të energjisë elektrike.
Në lidhje me: Haraçina pa rrymë, banorët paralajmërojnë protestë! EVN: Ka kyçje ilegale, ekipet tona ballafaqohen me sulme fizike
Ndërkaq, kryetari i Komunës, Ridvan Ibrahimin apelon te organet kompetente që ta zgjidhin problemin. Thotë se ka kërkuar shpjegim nga EVN, por ende nuk i kanë kthyer përgjigje.