Në pompat e benzinës në vend pasditen e sotme është regjistruar fluks i madh i automjeteve që presin radhë për t’u furnizuar me karburante, shkruan TV21. Një pjesë e pompave të benzinës tashmë janë mbyllur pasi derivatet u kanë mbaruar.
Mungesë për naftë ishte raportuar edhe sot më herët, mirëpo furnizuesit u arsyetuan se në Greqi është festë kombëtare dhe se si rrjedhojë nuk kanë mundur të furnizohen me kohë, përderisa, sipas tyre, në vend për shkak të panikut është harxhuar sasia e naftës.