Transmetimet televizive dhe radio janë eliminuar në qytetin e dytë më të madh të Ukrainës, Kharkiv, pas sulmeve ushtarake ruse, sipas Administratës Rajonale.
Në një postim në Facebook të dielën, Administrata Rajonale tha se “granatimet e përsëritura” të kullës televizive në Kharkiv kanë lënë jashtë transmetimit televiziv dhe radio.
“Zonat e ndërtesës ku ishin të vendosura pajisjet teknike janë shkatërruar dhe shkalla e dëmtimit të vetë kullave është ende duke u vlerësuar”, thuhet në deklaratën e departamentit.
Të martën më 1 mars, sulmet ushtarake ruse shënjestruan kullën televizive të Kievit, duke rezultuar gjithashtu në një ndërprerje në aftësitë e saj të transmetimit.