Të dielën në mëngjes, janë dëgjuar granatime të rënda në perëndim dhe veriperëndim të Kievit, raporton CNN, përcjellë Gazeta Online Reporteri.net
Dy artileri goditën një pikë kontrolli për civilët që kalonin nga periferia e Irpin për në Kiev. Tre persona u raportuan të vrarë, thonë autoritetet ukrainase, duke përfshirë dy fëmijë.
Oleksiy Arestovych, një këshilltar në zyrën e Presidentit ukrainas tha se: “Ata [trupat ruse] kapën qytetet e Hostomel dhe Bucha dje (e shtunë). Rusët hynë nga atje.”
“Ka bodrume ku tani janë ulur 70 fëmijë dhe nuk po lirohen. Kjo është një katastrofë si nga pikëpamja humanitare dhe, mbi të gjitha, nga pikëpamja morale”, tha Arestovych, duke shtuar se çështja po diskutohet “në nivelin më të lartë me institucionet ndërkombëtare humanitare”.