Kush është gazetari që u shpëtoi plumbave rus
Stuart Ramsay është gazetari që u shpëtoi plumbave rus, ndërsa makina me të cilën udhëtonte u qëllua me breshëri pranë Kievit.
Situata në Ukrainë sa vjen bëhet edhe më e frikshme, ndërsa njëri prej gazetarëve të “Sky News” u plagos nga sabotuesit rusë pranë Kievit.
Ata dëgjohen të thonë ”ndaloni jemi gazetarë”, ndërsa sabotuesit rusë qëllonin me breshëri plumbash mbi makinën e tyre.
Xhama gjithandej, plumba, në një fill të hollë mes jetës dhe vdekjes, ata e kryen më së mirë detyrën e tyre që është e shenjtë, të përcjellin një tablo sa më të qartë për qytetarët të situatës në Ukrainë.
Edhe pse e frikshme dhe dramatike, përmes kësaj videoje tregohet më së miri se sa e pasigurt është bërë jeta në Ukrainë.
Në makinën që u shpëtoi plumbave rus ishin gazetari Stuart Ramsay, shoferi, kameramani dhe producentja e “Sky News”.