Ndërsa Putin dhe Rusia insistojnë se civilët në Ukrainë nuk po sulmohen, realiteti thotë ndryshe. Në disa pamje që dolën nga mediat lokale ukrainase, një familje ukrainase sulmohet në rrugë nga një tank rus, teksa ata ishin duke ikur nga Kievi, transmeton Gazeta Metro.
Djali që shkrepi pamjet ishte duke filmuar nga ulësja e pasagjerit ndërsa vetura e tyre u detyrua të tërhiqej në një anë të rrugës pasi u ndesh me një autokolonë ruse.
“Dil dhe shtrihu”, i bërtet ai babait të tij. “Më dëgjon? Kthehu dhe dil në të djathtë.”
Dhjetra të shtëna të tjera dëgjohen përpara se i biri të zvarritet në pjesën e pasme të makinës për të gjetur babanë e tij të shtrirë në rrugë, raporton Daily Mail.
“Babi! Babi!”, ai bërtet me ankth. “A je akoma aty? Rri atje!”
“Më është këputur këmba”, vajton i ati teksa shtrihet në një pellg gjaku.
Por pak çaste më vonë babai i tij vdiq nga plagët e marra, i shtrirë në vendin ku u tërhoq zvarrë./gazetametro.net
shkurt.