Për ta marr kontrollin e centralit më të madh në Evropë të prodhimit të energjisë elektrike, forcat ruse e vënë flakë njërën prej reaktorëve të objektit.
I tmerruar nga ajo që ndodhi, në mesnatën e së premtes, u shfaq presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenski i cili njoftoi botën për kërcënimin e madh .
“Vetëm ai mund të ishte sa gjashtë Çernobilë. Tanket ruse e dinin se çfarë po granatonin drejtpërdrejt duke drejtuar stacionin. Ky është terror në një nivel të paprecedentë.”
Ky u bëri thirrje Perëndimit për ndihmë, duke kërkuar nga NATO një zone të ndaluar fluturimi mbi vendin e tij.
Këtë kërkesë nuk mundi ta pranojë kreu i NATOS, Jens Stolenberg, meqë sipas tij kjo mund të paraqes rrezik shumë të madh. “Vlerësimi ynë është se ne e kuptojmë dëshpërimin, por nëse ndërmarrim ndonjë veprim do të krijojë luftë gjithëpërfshirëse. Për këtë arsye kemi marr vendim që të mos ndërhyjmë” deklaroi Stoltenberg
Këta i kërcënoi të premten sërish presidenti i Rusisë, Vladimir Putin i cili kërkoi të mos e përkeqësojnë më shumë situatën në Ukrainë duke vendosur sanksione tjera për Moskën.