Ministria e Punëve të Jashtme njofton se do të dërgojë një ekip diplomatik në Ukrainë, përcjell TV21. Ekipi përbëhet nga ambasadori i vendit tonë në Ukrainë, Krum Efremov, së bashku me një zyrtar tjetër konsullor me përvojë, të cilët do ta udhëheqin procesin në terren për të ndihmuar në evakuimin e shtetasve tanë e bashkë me to edhe qytetarëve ukrainas (të cilët kanë lidhje me shtetasit tanë).
“Informojmë se deri më tani rreth 50 shtetas tanë janë larguar nga Ukraina, ndërsa 50 janë ende në territorin ukrainas ashtu si dhe familjarë të tyre, shtetas ukrainas. Prej tyre, 25 janë larguar nga vendbanimi i tyre dhe aktualisht janë drejtuar kah korridoret e sigurta; E monitorojmë vazhdimisht lëvizjen e tyre deri sa të largohen nga vendi dhe më pas Ambasadat dhe Konsullatat tona në vendet fqinje i ndërmarrin të gjitha aktivitetet për kthimin e tyre të sigurtë në vendin tonë”, thuhet në njoftimin e MPJ-së.