Qytetarët ukrainas janë tallur me një ushtar rus, i cili shihet duke “luftuar” me një derë në Kherson, qytet i Ukrainës, por duke u larguar vetëm pak më vonë.
Në videon e filmuar nga ukrainasit, shihet se ushtari tenton ta thyejë derën dhe të hyjë brenda një dyqani të quajtur “Techno House”, por pavarësisht përpjekjeve, nuk ia del, përcjell Botapress.info
Ushtari shihet duke goditur me grusht xhamin e thyer me kondakun e pushkës së tij, duke rrëzuar copat në një përpjekje të dukshme për të hapur derën duke përdorur dorezën brenda.
Por pasi vuri armën në tokë dhe u përpoq të hapte derën me forcë me dorë, ushtari rus hoqi dorë dhe u largua.
Kjo nuk është hera e parë që ushtarët rus shihen duke thyer e plaçkitur dyqane të ndryshme në Ukrainë, përcjell Botapress.info
Prej kur nisi pushtimi, para një jave, ushtarët e Rusisë kanë grabitur banka e dyqane ushqimore.Kjo vjen edhe pasi presidenti rus, Vladimir Putin u ka dhënë atyre shumë pak rezerva ushqimore dhe karburant, duke besuar se do ta pushtojë Ukrainën për pak ditë.
Megjithatë, ky shtet është treguar i fuqishëm kundër Rusisë dhe deri tani ka bërë rezistencë të fortë./Botapress.info/