Ambasadori i Maqedonisë së Veriut në OKB, Ljubomir Frçkovski në një intervistë për televizionin Sitel, thotë: “Shqiptarët do të përfundojnë në Adriatik” transmeton News33.tv.
Ljubomir Frçkovski në një intervistë tek Sitel, në vitin 2001 mes të tjerash, ai shprehet se shqiptarët nuk mund të prodhojnë struktura, ata nuk mund të prodhojnë as një Shqipëri të vogël, ata mund të prodhojnë vetëm një kaos të madh rajonal. Frçkovski gjithashtu thotë: “Nëse do përballemi me tezën se duhet negociuar me terroristët dhe ndarjen e vendit, absolutisht opsion më i pranueshëm për ne është ndërhyrja e ushtrisë greke dhe atë bullgare së bashku me tonën”.- Frçkovski.
Ambasadori që sot përfaqëson Maqedoninë e Veriut në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, dikur kishte një retorikë anti shqiptare i cili frikësohej se shqiptarët mund të zgjidhnin çështjen e tyre e cila mund ti prekë ato në territorin e RMV.
Kjo pjesë e shkëputur nga intervista e tij, po bën xhiro në rrjetet sociale i cili ka shqetësuar qytetarët të cilët po ngrejnë pikpyetje për kredibilitetin e tij në përfaqësimin e tyre në OKB./News33.tv/