Duke folur për zhvillimet në Kuvend ku po diskutohet propozimi për shkarkimin e deputetit Fadil Zendeli nga Komisioni për zgjedhje dhe emërime, kreu i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski kërkoi që të ndërpritet demagogjia dhe leksionet për demokracinë sepse pushteti aktual më së miri e praktikon autokracinë. Akuza drejtoi në adresë të kryetarit të Kuvendit, Talat Xhaferi, duke e quajtur autokrat që sillet në Kuvend sikur të jetë konaku i tij në Forinë.
“Nëse nuk e kanë të qartë, le të kujtojnë një kryeparlamentar që sillet sikur Shtëpia e Legjislativit të jetë konaku i tij nga Forina. Autonomia e tij e vetëshpallur autokrate. Kur dëshiron të shkelë procedura, cakton seanca, uzurpon procedura, emëron dhe shkarkon anëtarë të komisioneve”, tha Hristijan Mickoski, kryetar i VMRO-DPMNE-së.