Ukrainas të zbavitur shiheshin sot në mediat sociale duke bërë xhiro me një tank të kapur nga forcat ruse ndërsa në një fshat, anëtarë të rezistencës shihesin duke djegur një mjet raketalëshues që sipas raportimeve kushtonte miliona dollarë.
Ndërsa në një tjetër video të paidentifikuar shihej një raketalëshuese që ishte ndezur në flakë.
Impjanti i lëvizshëm ushtarak ishte shënuar me simbolin rus Z dhe u dogj nga fermerët si një akt sfide ndaj armikut.
Pamjet raportohet se ishin filmuar në qytetin Bashtanka në rajonin jugor ukrainas Mykolaiv Oblast më 1 mars.
Boris Filatov, kryebashkiaku i Dnipro, shpërndante imazhet e sistemit raketor Pantsir-C duke komentuar se fshatarët e kishin kapur dhe shkatërruar.
Filatov tha: “Zakonisht nuk më pëlqejnë skenat fitimtare apo të lëshimit të kapeleve. Lufta është e tmerrshme por këta fermerë nuk mund të mposhten”.
Zhvillimet vijnë mes raportimeve se trupat e demoralizuara ruse po dorëzohen pa rezistencë, sipas zbulimit britanik.
Në të tjera video shihen trupa ruse që tërhiqen pas shuarjes së shpresave për një kapje të shpejtë të kryeqyteti ukrainas Kiev.
Video të tjera të pakonfirmuara në rrjetet sociale tregojnë mjete të shtrenjta ushtarake të braktisura nga ushtria, shkruan britanikja The Sun.