Ndërsa sulmi rus i Ukrainës arriti në ditën e tij të shtatë, artistë dhe grafistë në Gjermani dhe Lituani gjetën një mënyrë për të treguar mbështetjen e tyre. 70 artistë gjermanë morën 3 ton bojë mbi një strukturë që ishte planifikuar për prishje dhe mbuluan shtrirjen 300 metra të gjatë të urës me një mesazh për Ukrainën: “Le të ndërtojmë ura”.
![](https://tvklan.al/wp-content/uploads/2022/03/europa-1024x576.jpg.webp)
E gjithë kjo nismë bëhet që mesazhi të arrijë tek njerëzit në Ukrainë, në mënyrë që ata të dinë se pjesa tjeter e botës mendojnë dhe janë të përfshirë në atë që po u ndodh atyre. Nisma Luedenscheid pikturoi shkronjat dhe një shenjë paqeje me ngjyra ukrainase në urën Rahmedetal mbi A45, e cila është në rrezik të shembet dhe është mbyllur për trafikun dhe njerëzit përpara se të shkatërrohet përfundimisht.
![](https://tvklan.al/wp-content/uploads/2022/03/europa3-1024x576.jpg.webp)
Në Vilnius, kryebashkiaku i kryeqytetit lituanez pikturoi një mesazh ndryshe: “Putin, Haga po të pret” në një rrugë pranë ambasadës ruse, ndërsa Ukraina po përgatitet për bombardimin e kryeqytetit të saj Kiev.
Qeveria lituaneze ka bërë me dije se do t’i kërkojë Gjykatës Penale Ndërkombëtare në Hagë të hetojë Rusinë për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit në Ukrainë. Diku tjetër në Vilnius, letra gjigande u shfaqën në çatinë e një ndërtese në pronësi të një komune të Moskës, ku lexonin në rusisht: “Anija ruse shko mbytu“, duke iu referuar përgjigjes së patrullave kufitare ukrainase ndaj një kërkese të dorëzimit të trupave ruse.