Në luftën Rusi-Ukrainë, si dukët bujqit ukrainas po janë shumë aktiv duke tërheqje nga rruga shumë mjete ushtarake ruse, të cilat po braktisën nga këta të fundit, shkruan Gazeta Metro.
Në një video të publikuar nga faqja polake Militarium shihen dy traktor të bujqve ukrainas duke tërheqje një kuti anti-ajrore Tor-M2.
Agresioni rus po hynë në ditën e shtatë, ndërsa mbi 200 tanke dhe mijëra pajise tjera ushtarake të mekanizuara, janë shkatërruar ose janë kapur nga ukrainasit.
Tri fronte momentalisht janë të hapura ku po zhvillohen luftime të ashpra, në lindje me intensitet të lartë po luftohet në zonën e Kharkivit, në pjesën jugore Kherson mbetët pika kyçe ku palët kanë përplasjet më të ashpra, ndërsa në veri kryeqyteti Kiev mbetët i rrethuar nga pjesa veriore, e që bombardohet vazhdimisht nga territori i Bjellorusisë./gazetametro.net