Nuk presim efekte më të mëdha nga përjashtimi i një pjese të bankave ruse nga sistemi SWIFT, gjegjësisht platforma ndërkombëtare për zgjidhjen e shpejtë dhe efikase të pagesave, thotë guvernatorja e Bankës Popullore, Anita Angellovska – Bezhoska.
“Jo të gjitha bankat ruse janë të përjashtuara nga SWIFT, dhe ka platforma të tjera alternative që mund të përdoren për të kryer pagesa. Gjithashtu, detyrimet financiare dhe pretendimet financiare ndaj këtyre dy vendeve janë më pak se një për qind nga mjetet dhe detyrimet financiare të përgjithshme”, potencoi Angellovska-Bezhoska në pjesëmarrjen në TV24.
Guvernatorja edhe njëherë potencoi se do të kishin efekte të drejtpërdrejta më të rëndësishme nga kriza ruso-ukrainase për shkak të lidhshmërisë së vogël të drejtpërdrejtë tregtare dhe financiare me këto dy ekonomi.
“Shkëmbimi tregtar me këto dy ekonomi merr pjesë me vetëm dy për qind të shkëmbimit të përgjithshëm tregtar ndërsa tek rrjedhat financiare lidhshmëria është akoma më e vogël. Duke u nisur nga ky kontekst është e qartë se ne do të kishim efekte të drejtpërdrejta më të rëndësishme duke përfshirë edhe përmes sanksioneve të cilat shqiptohen rrjedhimisht”, thotë Angellovska – Bezhoska.