Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka pritur në Ankara me nderime më të larta shtetërore presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ndodhet për vizitë zyrtare në Turqi.
Presidenti Erdoğan priti presidentin Osmani në Pallatin Presidencial në Ankara.
Të dy liderët filluan një takim dypalësh, pas çka do të pasojë një takim midis delegacioneve nga Turqia dhe Kosova.
“Faleminderit për pritjen e ngrohtë President Erdogan! Raportet e veçanta në mes qytetarëve tanë, historia e bashkëpunimit dhe e mirëbesimit, si dhe mbështetja e pakursyeshme për të ardhmen tonë euro-atlantike janë konfirmimi më i mirë i raporteve të palëkundura në mes të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Turqisë. ?? ??“- ka shkruar Presidentja Vjosa Osmani pas këtij takimi.