Ambasadori ukrainas në Shtetet e Bashkuara të Amerikës deklaron se Rusia ka përdorur një bombë me vakum gjatë pushtimit të saj në Ukrainë. Lajmi përcillet nga Sky News, megjithatë momentalisht nuk ka të dhëna të tjera. Frika e përdorimit të një bombe të tillë ka disa ditë që qarkullon.
Bomba me vakum, e quajtur gjithashtu armë termobarike, funksionon duke thithur oksigjen, për të krijuar shpërthime të fuqishme dhe me temperatura të larta./tvklan.al