Një video është publikuar në rrjetet sociale ku shihet se si një burrë i moshuar duke u përballur verbalisht me ushtarët rusë në Melitopol të Ukrainës. Ky është rajoni Zaporozhye në Ukrainën veriore.
Videoja është publikuar nga gazetari turk Ragip Soylu ndërsa gazetarët e së përditshmes britanike theguardian kanë vlerësuar se pamjet janë autentike.
Ndër të tjera, burri thotë se është rus dhe pyet ushtarët rusë se çfarë po kërkojnë në Ukrainë.
“Rusët që po sulmojnë Ukrainën janë m… Çfarë po kërkoni këtu? Ne kemi jetën tonë, ju keni tuajën. Unë jam rus dhe jetoj në këtë vend. Ju keni vendin tuaj dhe ne kemi e tonën. Turp të keni”, tha ai.
Ndërkohë, dita e tretë e sulmit rus ndaj Ukrainës është duke u zhvilluar dhe luftime ka edhe në kryeqytetin Kiev.
Perëndimi po e ndihmon financiarisht dhe ushtarakisht Ukrainën, por nuk ka ndërmend të angazhojë trupat në këtë vend. Ka edhe sanksione të ashpra kundër Rusisë.