Në Kiev dhe qyetete janë dëgjuar sirenat e alarmit të sulmeve nga ajri dhe rusët kanë filluar ofanzivën e dytë të madhe ndaj kryeqytetit, transmeton Gazeta Metro.
Pas dështimit për të marrë Kievin sot në orët e para të mëngjesit, armata ruse do të sulmojë edhe sonte me bombardime të shumta ndaj kryeqytetit dhe po flitet se do të sulmojë edhe një termocentral bërthamor.
Raportohet se Rusia ka përgatitur raketat balistike për të sulmuar qytetet kryesore të Ukrainës sonte, në një përpjekje tjetër për t’i pushtuar pikat kyçe të Ukrainës, Kievin, Lvivin, Kharkivin, Mariupolin e Odesën.
Gjithashtu pritet një tentim i Putin për të fajësuar Ukrainën për ndonjë sulm të inskenuar nga rusët, që më pas do t’i hidhej përgjegjësia ukrainasve, ku më pastaj të cilësohet ushtria e tyre si ‘johumane’. Ky sulm mund të jetë në termocentralin bërthamor të Zaporizhia, sulm që do të krijonte një krizë radiologjike./gazetametro.net