“Shërbimet e urgjencës po përgjigjen. Ne po zbulojmë detajet”, tha Klitschko.
“Situata tani – pa ekzagjerim – është kërcënuese për Kievin. Nata dhe mëngjesi do të jenë shumë të vështirë. Trupat ruse janë shumë afër Kievit. Grupet e sabotazhit po neutralizojnë ushtrinë dhe agjencitë ligjzbatuese në qytet. Urat janë nën mbrojtje dhe kontroll të veçantë në kryeqytet. Në to po patrullojnë mjete ushtarake dhe ushtarë të Forcave të Armatosura”.
Klitschko konfirmoi se është shkatërruar termocentrali nga bombardimet ruse.