Qindra ukrainas kanë krijuar familje në Maqedoni. Thonë se janë të shqetësuar nga pamjet që i shohin në televizion.
Revoltën e tyre e shprehën përmes një proteste të qetë në Shkup.
-Ishim bashkë në Luftën e Dytë Botërore. Kjo është një katastrofë, është si në ëndërr. Nuk mund të besoj, refuzoj të besoj se kjo po ndodh…
Kështu Julia e sheh sulmin rus mbi Ukrainën. Thotë se ka anëtarë të familjes edhe në Rusi, edhe në Ukrainë.
-Kam familjarë edhe në Kiev, unë jam nga Kievi. Kam edhe në pjesën ku situata është më e rrezikshme. Kam familjarë edhe në Rusi. Të gjithë kemi kontakte dhe marrëdhënie të mira. Kjo që po ndodh është katastrofë.
Natalija është nga Ukraina. Doli me fëmijët e saj për ta ngritur zërin bashkë me të tjerët…
-Shumë e tmerrshme. Po vdesin fëmijë, civilë… po dëgjohen britma…
Emocione dhe thirrje që t’i vihet fund luftës!
-Po i vrasin fëmijët dhe civilët në mënyrë spontane… Gjuajnë me armë në drejtim të ndërtesave banimi. Shumë e tmerrshme! Ndaluni më! Ju lutem ndaluni me këtë luftë!
-Vazhdimisht po dëgjohen sirena për rrezik dhe bombardime të reja, si strehohen në momente të tilla familjarët tuaj?
-Familjarët tanë, tani për tani janë të sigurt për shkak se për momentin janë në Ukrainën perëndimore, por kemi shumë miq dhe njerëz që dimë se jetojnë në Ukrainën qendrore në Kiev. Ata flenë nëpër bodrume, në stacionet e metrosë me qëllim që të mbrohen.
Mes protestuesve kishte edhe njerëz të cilët nuk kanë asnjë lidhje me Ukrainën. Thonë se kanë ardhur që të japin përkrahje.
-Jam i gatshëm që të strehoj dy-tre familje tek unë.
-Ofroni ndihmë për familje që të akomodohen te ju?
-Po. Pa asnjë problem. Do të jenë të mirëseardhur. Zoti askujt mos i dhëntë fat të tillë.
Protestuesit nga sheshi “Maqedonia” marshin e mbaruan para ambasadës së Rusisë në Shkup.
“Ne jemi të detyruar që në shekullin 21 të vijmë në ambasadën e Agresorit. T’u tregojmë: Çfarë? Nuk është normal që në shekullin 21 të vdesin njerëz, për çka? Që Putin të mbetet në pushtet? Ta mbajë me duart e tij të përgjakura nga vdekja e fëmijëve tanë, nga njerëzit të pafajshëm të Ukrainës? Të vdesin, të strehohen nëpër bunkerë. Ushtria jonë është e gatshme që të tregojë rezistencë, megjithatë prapë tregojmë, diplomacia në vend të parë“, tha Aleksandër Urbanoviç, shoqata “Leska Ukrainase”.
Mesazhi nga të gjithë të pranishmit është një:
-Të ndalet kjo. T’i kthehemi përsëri jetës së bukur dhe të qetë.