Gazetari Neil Hauer ka publikuar një video ku shihen shumë ushtarë çeçen, të cilët, sipas tij, po përgatiten për të shkuar në Ukrainë si pjesë e forcave pushtuese ruse.
“Një video tjetër nga Grozni i Çeçenisë, që më është dërguar sot nga një burim lokal. Mijëra forca qeveritare çeçene shtesë duke u dërguar në Ukrainë si pjesë e forcës pushtuese ruse”, thuhet në postim.
Në video shihet një grumbull i madh ushtarësh, të radhitur në një rrugë në zonë urbane. Pranë tyre shihen disa vetura policie.
Çeçenia e gëzon statusin e republikës brenda Federatës Ruse. Në vitin 2020 besohet se ka pasur rreth 1.4 milion banorë. Shumica e banorëve janë myslimanë.