Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike (IAEA) ka bërë thirrje për “përmbajtje maksimale” për të mbrojtur objektet bërthamore në Ukrainë, pas lajmeve të sulmeve rreth Chernobylit.
Organizata globale, e cila promovon përdorimin paqësor të energjisë bërthamore, thotë se po e ndjek situatën në Ukrainë me “shqetësim të madh”.
IAEA thotë se është informuar nga homologu i saj ukrainas se forcat ruse kanë marrë kontrollin e ish-objektit bërthamor.
Drejtori i përgjithshëm Mariano Grossi thotë se është me “rëndësi jetike” që operacionet e objekteve bërthamore në zonën e përjashtimit të Chernobylit “të mos preken ose të ndërpriten në asnjë mënyrë”.