Automjetet ushtarake ruse kanë hyrë në veri të rajonit të kryeqytetit të Ukrainës, Kievit.
Forcat ruse raportohet të kenë marrë kontrollin e aeroportit “Antonov”, i cili ndodhet rreth një orë në veri të Kievit.
Lajmi është bërë i ditur nga Ministria e Brendshme e Ukrainës pas disa videove që qarkulluan në rrjetet sociale, në të cilat shiheshin helikopterë ushtarakë rusë duke sulmuar aeroportin.
Sipas njoftimeve nga shërbimi kufitar ukrainas, forcat ruse po përparojnë drejt Kievit nga veriu.
Rrugët e qytetit të dytë më të madh të Ukrainës, Kharkiv, ishin pothuajse të zbrazura pas sulmit të Rusisë ndaj Ukrainës, të enjten.
Qeveria e Ukrainës tha se tanket dhe trupat ruse kaluan përtej kufirit, transmeton Klankosova.tv.
Shpërthimet u dëgjuan në Kharkiv në verilindje të vendit, pas njoftimit të presidentit rus Vladimir Putin për fillimin e një operacioni ushtarak në Ukrainë.