Aleanca për Shqiptarët dënon sulmin rus ndaj Ukrainës, me këtë e ka filluar paraqitjen para mediave lideri i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela.
Ai thotë se agresioni kishte kohë që përgatitej.
“Jemi dëshmitarë të një agresioni që ka kohë që përgatitet. Me këtë rast, e dënojmë agresionin i cili nisi sot ndaj popullit ukrainas dhe sovranitetit ukrainas në herët e hershme të mëngjesit”, tha Sela.
Ai apeloi deri te institucionet e Maqedonisë së Veriut që sa më parë të zbatojnë sanksionet kundër Rusisë.
“Bëj apel te institucionet që sjellja e Maqedonisë së Veriut të jetë komfor sjelljes që i takon, si një vend anëtar i NATO-s dhe vend pretendent për të qenë anëtar i BE-së… Të zbatojë sanksionet që i kanë vendosur BE, NATO dhe ShBA-të ndaj Rusisë”, tha më tej Sela.