Nevoja për evakuimin e qytetarëve të Maqedonisë nga Ukraina, pas pushtimit të sotëm rus, si dhe pakoja e masave të BE-së kundër Moskës janë pikat e rendit të ditës në seancën e sotme të Qeverisë së Maqedonisë, transmeton Portalb.mk.
Nga Qeveria njoftuan se në këtë seancë në shqyrtim dhr miratim është informacioni për pakon e re të masave restriktive të BE-së duke pasur parasyshë situatën në Ukrainë, me rekomandim për mbështetje të Maqedonisë së Veriut ndaj të gjitha vendimeve të BE-së për këto lloj masash restriktive.
Ministrat sot do të shqyrtojnë edhe informacionin për nevojën e sigurimit për stregimin e qytetarëve të Maqedonisë së Veriut dhe anëtarët e familjeve të tyre pas evakuimit të tyre nga Ukraina.
Seanca e Qeverisë ka filluar në ora 11:00. Në orën 14, Presidenti Stevo Pendarovski thirri seancën e Këshillit të Sigurimit për situatën me agresionin rus kundër Ukrainës.