cKryeministri Dimitar Kovaçevski sot realizoi bisedë telefonike me kolegun e tij ukrainas Denis Shmigalin, me ç’rast ia shprehu mbështetjen e Maqedonisë së Veriut për integritetin dhe sovranitetin territorial të Ukrainës, kumtoi pres shërbimi qeveritar.
Siç theksohet në kumtesë, Kryeministri Kovaçevski porositi se Republika e Maqedonisë së Veriut e dënon vendimin e Federatës Ruse për njohjen e rajoneve ukrainase, Donjeck dhe Lugansk si të vetëshpallura “Republika Kombëtare”.
Kovaçevski i tha Shmigalit se Maqedonia e Veriut mbështet sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës brenda kufijve të saj të njohur ndërkombëtarisht dhe se si aleatët e tjerë të NATO-s, ajo i bashkohet thirrjes për të zgjidhur konfliktin në mënyrë paqësore dhe diplomatike.
“Kryetari i Qeverisë Kovaçevski gjatë bisedës konfirmoi se Maqedonia e Veriut është në harmonizim me politikën e jashtme dhe të sigurisë të BE-së dhe NATO-s në lidhje me sanksionet kundër Federatës Ruse, si përgjigje të veprimeve të saj joparimore” theksohet në kumtesë