Në fshatin Llaskoçerej i Epërm të Ohrit është zhvilluar protestë kundër grupit Lev Tahor.
Disa banorë të fshatit ku janë strehuar pjesëtarë të këtij grupi, janë çuar në këmbë – kërkojnë largimin e tyre nga hoteli.
Pronari i hotelit ku po qëndrojnë grupi Lev Tahor, thotë se ata janë aty përkohësisht dhe se do të largohen.
Megjithatë banorët nuk pajtohen me të dhe insistojnë në largimin e grupit.
Protesta ka përfunduar në ora 19:15 dhe është dakorduar që kryesia e fshtatit dhe pronari i hotelit të takohen nesër për të marrë vendim përfundimtar – largimin e grupit nga fshati.
Banorë e fshatit Llaskoçerej i Epërm janë të ndarë në dy grupe, ata që i pranojnë, por edhe ata që nuk i duan “Lev Tahorët” në fshat. Ata që i kanë mirëpritur thonë se nuk ndjejnë rrezik, se janë miqësor dhe deri më tani nuk kanë vërejtur asnjë gjë të dyshimtë.
Më shumë detaje ju sjell gazetarja e TV21, Salije Sadiku e cila e përcolli nga afër protestën.