Pasi nuk siguruan strehim në Kumanovë dhe në Shkup, anëtarët e grupit Lev Tahor janë vendosur në Ohër.
Tërë kjo lëvizje nga një vend në tjetrin vjen pasi banorët përreth ku vendosen ata, shprehin pakënaqësi.
Ngjashëm po ndodh edhe në Ohër kur sot priten protesta.
Njëra nga pjesëtaret e grupit Lev Tahor thotë se arsyeja për të cilën janë të padëshiruar, është sepse banorët frikësohen se ky grup kidnapon fëmijë, gjë të cilën e mohojnë.
“Ata janë të frikësuar se do të kidnapojmë fëmijët. Është vështirë të kujdesesh për fëmijët tanë gjatë udhëtimit dhe pse duhet ne të kemi një arsye për të kidnapuar fëmijët e të tjerëve nëse kemi fëmijët tanë”, thotë pjesëtarja e grupit, transmeton TV21.