Presidenti rus, Vladimir Putin mblodhi të premten kabinetin e tij të sigurisë për të diskutuar përgjigjen e SHBA ndaj kërkesave të sigurisë së Moskës në lidhje me NATO-n, tha zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov.
Peskov nuk dha detaje të mëtejshme rreth takimit, transmeton rtv21.tv.
Të enjten, ministria e jashtme e Rusisë tha se Uashingtoni “nuk u dha një përgjigje konstruktive” kërkesave ruse, duke kërcënuar me masa “ushtarake-teknike”.
Çfarë do të thotë kjo është e paqartë, por ato mund të përfshijnë vendosjen e kufizimeve ndaj Ukrainës, të tilla si një zonë ndalim-fluturimi ose një bllokadë të porteve të Ukrainës, ose lëvizjen e armëve bërthamore në Bjellorusinë fqinje.