Shqiptarët po arrijnë suksese të mëdha edhe në shtetet më të fuqishme në Europë. Një prej tyre është edhe Ismet Vali Salihu nga Shkupi, një biznismen shumë i njohur në Hamburg të Gjermanisë. 52-vjecari është pronar i tre restoranteve në këtë qytet të madh, “Due Fratelli”.
Gjithashtu, ai së bashku me afaristin e njohur Aziz Kelmendin do të jetë figurat kryesore në projektin gjigand të energjisë dhe ujit, i cili do të lidhë shtetet e Ballkanit: Maqedoninë, Shqipërinë, Kosovën dhe Kroacinë./Open-TV/