Disa linja ajrore i kanë anuluar fluturimet për në Ukrainë, kjo për shkak të frikës së shtuar se një pushtim nga Rusia është i afërt, pavarësisht bisedimeve intensive të fundjavës midis Kremlinit dhe Perëndimit.
Në bisedën një orëshe të së shtunës në mes presidentin rus, Vladimir Putin dhe presidentit, Joe Biden, ky i fundit ka deklaruar se pushtimi i Ukrainës do të shkaktonte “vuajtje të gjerë njerëzore” dhe se Perëndimi ishte i përkushtuar ndaj diplomacisë për t’i dhënë fund krizës, shkruan AP.
Të dy presidentët folën një ditë pasi këshilltari i sigurimit kombëtar të Bidenit, Jake Sullivan, paralajmëroi se inteligjenca amerikane tregon se një pushtim rus mund të fillojë brenda disa ditësh.
Rusia mohon se synon të pushtojë, por ka grumbulluar mbi 100,000 trupa pranë kufirit me Ukrainën dhe ka dërguar trupa në stërvitje në Bjellorusinë fqinje. Zyrtarët amerikanë thonë se ngritja e fuqisë së zjarrit nga Rusia ka arritur në pikën ku ajo mund të pushtojë në një kohë të shkurtër.