Kryetari i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari, përmes një postimi në profilin e tij në Facebook ka shpërndarë një postim që ka të bëjë me historinë nga Lufta e Dytë Botërore dhe pushtetin.
Ai ka treguar se si Hitleri ka kundërshtuar kategorikisht rekomandimet e komandatit të tij nga tërheqja e luftës nën arsyetimin se po vriten shumë njerëz të pafajshëm, midis tyre edhe fëmijë.duke thënë se meqë populli e ka votuar atë tani le të durojë edhe vdekjet. Taravari nuk ka dashur të përmendi emër se kujt ia dedikon postimin, por e ka lënë disi të nënkuptuar.
Postimi i plotë
Lufta e Dytë Botërore mund të kishte mbaruar më herët dhe mund të kishin shpëtuar shumë jetë që u shuan si pasojë e çmendurisë së saj.
Në një kohë kur Hitlerit po fillonte t’i zvogëlohej disi forca ushtarake dhe harta e pushtimeve të tij po niste të rrudhej, një nga komandantët e tij e informon për këto punë dhe i kërkon tërheqje nga lufta sepse po vriten shumë njerëz të pafajshëm, midis tyre shumë fëmijë.
Hitleri e kundërshton kategorikisht duke i thënë se meqë populli na votoi ne, tani le të durojë dhe vdekjet!