Në këto ditë të ftohta të stinës së dimrit, OKH Merhamet realizoi projektin e dimrit, nëpërmjet të cilit u mundësua dhurimi i një kontingjenti ndihmash në lëndë drusore për ngrohje për 25 familje në një sasi prej 3 m³, shporeta për ngrohje dhe tesha për fëmijë, për të kontribuar sadopak në lehtësimin e vështirësive të tyre ekonomike.
Ky projekt u realizua në Tetovë, Shkup dhe Kumanovë, ndërsa në ditët në vijim do të ketë shpërndarje edhe në qytet tjera.
Projekti u mundësua falë mbështetjes së ofruar nga Organizata Ndërkombëtare e Ndihmave “WEFA”me qendër në Gjermani.