Banorët e lagjes Vizbeg të komunës Shuto Orizare, kanë probleme me rrymën elektrike. Në këtë lagje ka 2 javë që kanë rrymë elektrike vetëm në një linjë dhe shkak i kësaj banorët e këtij vendi pësuan dëme materiale. Ata thonë se të gjitha paisjet elektrike që kishin në shtëpi si frigoriferi, shporeti i rrymës, lavatriçja e të tjera, janë dëmtuar, dhe kjo do të thotë shumë për shumicën e banorëve.
Banorët janë të shqetësuar dhe thonë se nëse nuk marrin masa për këtë rast, ata do të dalin në protesta.
Banorët e Vizbegut dërguan edhe fotografi në lidhje me këtë rast. Më poshtë mund ti shihni edhe fotografitë, transmeton PaCenzurë.