Comodita Home, zinxhiri më i madh i shitjes me pakicë të produkteve për shtëpi, sot para Punktit të pastrehëve në Momin Potok dhuroi dyshekë për Kryqin e Kuq të Qytetit të Shkupit, në vlerë prej mbi 2 milionë denarë.
Comodita Home me këtë donacion humanitar të Kryqit të Kuq të Qytetit të Shkupit, e përfundon me sukses misionin e vet nën moton “Çdo ëndërr është e rëndësishme”! Këtë vit, si kompani me përgjegjësi shoqërore, kemi ndihmuar me donacione në më shumë institucione shëndetësore në vend, klinika, shtëpi shëndetësore dhe vitin 2021 e përmbyllim me donacionin e sotshëm për qytetarët në rrezik social dhe personave në rrezik, përfitues të ndihmës nga Kryqi i Kuq i Qytetit të Shkupit.
Në takim, para gazetarëve të pranishëm u drejtua z. Hariton Gaxhoski, përfaqësues i Comodita Home, i cili theksoi se donacionet kompania i ka bërë me ndjenjë të madhe të përgjegjësisë shoqërore dhe ka theksuar dinamikën e të gjitha ngjarjeve humanitare, të planifikuara dhe të realizuara për vitin 2021.
“Me donacione filluam në Klinikën e Fëmijëve Kozle, e më pas bëmë donacion në ISHP Spitalin e specializuar për mjekësi geriatrike dhe paliative “13 Nëntori” – Shkup, Spitalin e përgjithshëm të qytetit – Hirurgjia Shën Naum Ohridski dhe muajin e kaluar bëmë donacion edhe në ISHP Klinikën universitare për kardiokirurgji shtetërore. Gjithashtu, kemi ndihmuar përmes bashkëpunimit me komunat dhe qytetarët në rrezik social, në shtëpi fëmijësh, kovid qendra, spitale dhe kudo që kemi vlerësuar se kompania duhet të veprojë në mënyrë humane. Donacioni total i Comodita Home për të gjitha këto institucione është mbi 1500 dyshekë, me vlerë mbi 100.000 euro.
Comodita Home paralajmëron shumë projekte të reja të suksesshme humanitare edhe në Vitin e Ri 2022! Përkatësisht, Comodita Home do të vazhdojë me veprimet e saj me përgjegjësi shoqërore dhe do të vazhdojë të jetë shembull për të gjitha kompanitë e tjera me veprimtari humanitare.
Gëzuat festat,
Comodita Home