Danella Arsovska: Për herë të parë transmetim i drejtpërdrejtë i seancës së Këshillit të Qytetit të Shkupit
Kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska, ka njoftuar se për herë të parë kanë filluar me transmetimin drejtpërdrejt të seancave të Kuvendit.
“Seanca e sotme e Këshillit të Qytetit të Shkupit është seanca e parë që transmetohet drejtpërdrejt për opinionin. Edhe pse më parë ishte premtuar, seanca drejtpërdrejt pas shumë përpjekjeve dhe përgatitjeve teknike u mundësua për herë të parë në seancën e sotme”, ka shkruar Danella Arsovska.
Më poshtë e gjeni linkun ku mundësohet transmetimi i drejtpërdrejt në gjuhën shqipe. /SHENJA/