Përkundër faktit që ka qenë 12 vite kryetar komunei Preshevës, ku me qasjen e tij destruktive ndaj të gjithë faktorëve relevantë, e pati sjellur komunën e Preshevës në një gjendje të vështirë ekonomike e sociale.
Komunën e shndërroi në pronë private, duke punësuar familjarët e ngushtë dhe të gjerë, duke zhvatur buxhetin e komunës në pasurimin e tij dhe familjarëve të tij, nëpërmjet aferat e banesave dhe trojeve në Kosovë, kontrollin e çdo gjëje shoqërore nga ai dhe klani i tij…
Pas pesë vitesh, në koalicion të gjerë me 4 parti, arriti të ringjitet prap në skenën politike e institucionale të komunës së rraskapitur të Preshevës, ngjitje kjo që nuk pati sukses, për shkak të diktaturave dhe pakënaqësive të mbjellura në subjektin e tij, por dhe brenda koalicionit të gjerë.
Natën e mbrëmshme i tërë ai presion dhe pakënaqësi shpërtheu, duke nxjerrur produktin e mendimit ndryshe, të cilin tashmë e përfaqëson këshilltari tashmë i pavarur Hamdi Fejzullahu, i cili për shkaqet e lartëcekura, braktisi koalicionin dhe subjektin e tij politik, për të vepruar i pavarur, pa presion, pa imponime…, thjeshtë një mendim ndryshe i dalë nga subjekti i Ragmi Mustafës.
Për këtë gjë, Ragmiu i orkestroi një kurth, për t’a shantazhuar e kërcënuar ish këshilltarin nga subjekti i tij, thjeshtë duke e dhunuar mendimin ndryshe.
Skena politike në komunë të Preshevës, sikurse dhe në trojet shqiptare, ka filluar të rikonfigurohet, duke nxjerrur figura të reja, duke pensionuar figurat politikisht të konsumuara, si ajo e Ragmi Mustafës në këtë rast.